Gjesti i madh i mërgimtarëve për vushtrriasit për Ramazan – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gjesti i madh i mërgimtarëve për vushtrriasit për Ramazan

23:11 | 16 Maj 2018

Në hyrje të furrës është vendosur një njoftim.

Në të shkruan se kush nuk kanë para, mund të marrë bukën falas.

Kështu ka vendosur bukëpjekësi “Te Bajrami” në lagjen “Naip e Ferat Draga” në Vushtrri, derisa thotë se këtë e kanë mundësuar disa bashkatdhetarë nga Gjermania, njofton Klan Kosova.

Sipas Imerit që është pronar i kësaj furre, donatorët nuk duan që të identifikohen se kush janë.

Këta thonë se përgjatë një muaji shpërndajnë afro 12 mijë bukë falas, e që më pas i paguajnë bashkatdhetarët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!