Gjesti madhështor i presidentit të Finlandës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Gjesti madhështor i presidentit të Finlandës

10:27 | 29 Tetor 2018

Finlanda në vitin 2017 është shpallur vendi më i lumtur në botë për të jetuar.

Padyshim se në këtë kanë ndikuar edhe politikat qeveritare.

Është në fakt një veprim i presidentit finlandez që i ka bërë përshtypje shumëkujt dhe është shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.

Ai kishte shkuar në vizitë në një panair libri dhe kishte parë se të gjitha vendet ishin të zëna.

Pas kësaj, ai ka vendosur që të ulet në shkallët e sallës së panairit.

Në fund, pothuajse të gjithë të pranishmit i kanë ofruar vendin e tyre, por ai ka refuzuar “ofertat”.

Një veprim me të vërtetë i bukur.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!