Gjini akuza të rënda ndaj Kusari-Lilës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gjini akuza të rënda ndaj Kusari-Lilës

23:41 | 14 Nëntor 2017

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila ka shkarkuar nga puna të gjithë drejtorët e PDK-së në komunën e Gjakovës.

“Në Gjakovë të gjithë e dimë se shumica dërmuese e drejtorëve që kanë nisur punën nuk e kanë përfundua ose kanë dhënë dorëheqje ose janë larguar. Disa janë larguar për shkak se është prish koalicioni”, ka thënë Gjini.

Ai ka shtuar se të gjithë drejtorët e PDK-së janë shkarkuar për shkak të performancës së keqe.

“Drejtoreshën e arsimit njëherë e ke shkarkua pastaj e largu nga shkarkimi”, ka thënë Gjini.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!