Gjuajtje me armë, humb jetë një person në Podujevë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Gjuajtje me armë, humb jetë një person në Podujevë

22:23 | 17 Korrik 2018

Një person është vrarë sonte në fshatin Llaushë të Podujevës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga komandanti i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

Bislimi ka thënë për lajmi.net se përkundër që emergjenca ka ardhur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, një person ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një incident, mosmarrëveshje. Njësitë policore ju kanë përgjigje rastit. Është ftuar emergjenca, viktimës ju ka ofru ndihma mjekësore, por ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, ka thënë Bekim Bislimi.

Për rastin në fjalë hetimet nga Policia po vazhdojnë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!