Gjuajtje me armë në Prishtinë, ka edhe të plagosur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Gjuajtje me armë në Prishtinë, ka edhe të plagosur

13:20 | 07 Tetor 2018

Në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë dje i dyshuari shqiptar pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës shqiptar, duke e plagosur në këmbë.

Sipas raportit policor, personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas personelit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

I dyshuari gjendet në arrati dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!