Gjuriq ‘godet’ Jeremiqin: Populli e di se kush po lufton për Kosovën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Gjuriq ‘godet’ Jeremiqin: Populli e di se kush po lufton për Kosovën

13:48 | 12 Korrik 2018

Marko Gjuriq, nënkryetar i këshillit të Partisë Progresiste Serbe ka thënë se Vuk Jeremiq ka një dëshirë të kthehet në pushtet por problemi i tij i pazgjidhshëm është se njerëzit në Serbi nuk i besojnë më atij, .

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën theksoi njëherit se populli e njeh dhe ndjen se kush po lufton për të shpëtuar gjithçka që është të paktën teorikisht e mundur në Kosovë

“Vuk Jeremiç ka para, prejardhja e të cilave është heshtur, sepse ai mendon se mundet dhe e di shumë mirë se ai nuk ka asgjë për të thënë për vete. Ai gjithashtu ka dëshirën që të kthehet në pushtet gjë për të cilin është gati të bëjë pothuajse gjithçka”, ka thënë Gjuriq, transmeton Klan Kosova.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!