Gjykata dhe Posta e Kosovës nuk po i zbatojnë vendimet ligjore – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gjykata dhe Posta e Kosovës nuk po i zbatojnë vendimet ligjore

10:53 | 01 Shkurt 2018

Posta e Kosovës po vazhdon të kryej shërbime të pagesave brenda institucioneve publike në kundërshtim me vendimin e nxjerr nga Autoriteti Kosovarë i Konkurrencës. Ky organ e kishte nxjerr një vendim me të cilin e quan të jashtëligjshëm marrëveshjen mes institucioneve publike dhe Postës së Kosovës për kryerjen e shërbimeve të pagesave brenda këtyre objekteve, raporton ORAinfo.

E gjitha kishte filluar kur Posta e Kosovës ishte licencuar për zhvillim të aktivitetit në sektorin financiar, duke e çrregulluar plotësisht aktivitetin e afarizmit të operatorëve tjerë ekonomik të cilët veprojnë në këtë sektor.

Fillimisht në vitin 2015 Posta e Kosovës kishte bërë marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Transportit si dhe disa Kuvende Komunale, për të bërë shërbimin e pagesave në institucionet publike me qëllim të krijimit të të ardhurave për interes të kësaj kompanie komerciale publike, duke eliminuar kështu operatorët e tjerë privat të cilët e kryejnë të njëjtin shërbim.

Kësisoj, Institucionet e tjera Jo Bankare, ishin ankuar të Autoriteti Kosovarë i Konkurrencës (AKK), me ç’rast ky institucion me datë 06.12.2016 kishte nxjerr një vendim me të cilin e quante të jashtëligjshëm marrëveshjen mes institucioneve të lartcekura me Postën e Kosovës.

Madje AKK kishte rekomanduar që të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale të ofrojnë kushte të barabarta për të gjithë operatorët, duke respektuar kështu autoritetin e konkurushmërisë. Por ndaj këtij vendimi kishte reaguar Posta e Kosovës, e cila kishte kërkuar që të shtyhet ekzekutimi i vendimit i nxjerr nga Autoriteti Kosovarë i Konkurrencës, por kërkesa e Postës ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me vendimin A.nr.2016/2016 si dhe Gjykate e Apelit me vendimin AA nr.38/2017, raporton ORAinfo.

Sidoqoftë, Posta ende po vazhdon të punojë në kundërshtim me vendimin e nxjerrë nga Autoriteti Kosovarë i Konkurrencës si dhe ne kundershtim me vendimin A.nr.2016/2016 te Gjykates Themelore në Prishtinë dhe Gjykate e Apelit me vendimin AA nr.38/2017, vendime te cilat e bëjnë te ekzekutueshëm vendimin e AKK që kishte kërkuar largimin e shërbimeve të postës brenda institucioneve publike.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme me datë 20.02.2017 merr vendim për shkëputjen e marrëveshjes me Postën e Kosovës në respektim të vendimit të AKK-së, por ky vendim edhe nuk është zbatuar në praktikë nga kjo ministri.

E çuditshme është se edhe vet Gjykatat po e bëjnë shkeljen e njëjtë, duke i lejuar kështu Postës së Kosovës të zhvilloj aktivitet për kryerjen e shërbimeve të pagesës në hapësirat e saj, si në “Pallatin e Drejtësisë “ në Prishtinë, e tani së shpejti kjo pritet të ndodh edhe në Gjykatën Themelore në Ferizaj. /ORAinfo/ 

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!