Gjyqtari i finales e ‘qart’ Suarezin e Casillasin, të nervozuar shpërthejnë ndaj tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Gjyqtari i finales e ‘qart’ Suarezin e Casillasin, të nervozuar shpërthejnë ndaj tij

09:45 | 16 Korrik 2018

Vijojnë kritikat për gjyqtarin argjentinas Nesto Pitana.

Kësaj here ka qenë portieri legjendar Iker Kasillas, i cili ka kritikuar hapur 43-vjeçarin për episodin në minutën e 18-të ku Mandzukic shënoi autogol.

Portieri spanjoll nuk e kuptoi pse gjyqtari Pitana akordoi goditje dënimi në favor të Griezmanit që nuk ekzistonte.

“Sinqerisht, nuk e kuptoj shumë mirë përdorimin e VAR. Gjyqtari sinjalizon një goditje dënimi që nuk ekzistonte në favor të Grizman.

Gol i Francës në këtë aksion. Por nuk ndodh asgjë”, shkroi Kasillas në “Twitter”.Edhe rivalë të përbetuar kur portieri ishte pjesë e Realit, sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka ndarë të njëjtin mendim me Kasijasin duke shkruar:

“Ke të drejtë Iker Kasijas dhe përveç kësaj, është Pogba në pozicion jashtë loje që merr pjesë në aksion”, ishte reagimi i Suarez.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!