‘Godet’ deputeti i LDK-së: Politikanëve me pasaporta të dyfishta nuk u intereson lëvizja e lirë e qytetarëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Godet’ deputeti i LDK-së: Politikanëve me pasaporta të dyfishta nuk u intereson lëvizja e lirë e qytetarëve

21:09 | 14 Shkurt 2018

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e sheh me skepticizëm punën e qeverisë aktuale për avansimin e Kosovës procesin e intergimeve evropiane dhe liberalizimin e vizave.

Sipas tij brenga e fundit e politikanëve të cilët kanë viza për vete dhe familjet e veta, është lëvizja e lirë e qytetarëve të vendit.

“Politikanët që kanë lëvizje të lirë për vete dhe për familjet e veta, të tillët që shëtisin lirshëm nëpër Evropë, që bëjnë pushime luksoze nëpër Evropë, gajlen e fundit e kanë lëvizjen e lirë të qytetarëve”, ka deklaruar Abdixhiku në një intervistë për Periskopin.

Sipas tij kosovarët nuk guxojnë që të lënë fatin e tyre në dorën e politikanëve të cilat janë të paisur me pasosha të dyfishta të cila tu shërbejnë vetëm të shëtsin për turizëm, sepse për takime nuk i pranon askush.

“Pra është detyrë e qytetarëve tanë që ta parandalojnë që fatet e tyre të mbeten peng e tre katër liderëve të Kosovës dhe të partive të tyre, sepse Kosova është më e shtrejtë se tre katër politikanë kushdo qofshin ata” është shprehur Abdixhiku.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!