‘Godet’ Liverpooli, vjen me një super-ofertë për këtë portier – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
25 °C

‘Godet’ Liverpooli, vjen me një super-ofertë për këtë portier

12:46 | 12 Korrik 2018

Loris Karius ishte një nga fajtorët kryesorë në humbjen e Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve.

Portieri gjerman gaboi në golin e Benzema dhe i iku topi nga dora në golin e dytë të Bale.

Ai gjithashtu u filmua duke bërë disa gaba në stërvitjet e Liverpoolit në fillimin e parasezonit.

Tashmë, nënkampionët e Evropës janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Thuhet se Reds kanë bërë një ofertë rreth 65 milionë euro (58 milionë funta) për portierin e Romës, Alisson Becker.

Ai po konsiderohet njëri nga portierët më në formë për momentin dhe e ndihmoi Romën deri në gjysmëfinale.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!