Goditet me veturë oficeri i lartë i Gardës, ndërron jetë në spital – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Goditet me veturë oficeri i lartë i Gardës, ndërron jetë në spital

11:24 | 25 Maj 2018

Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e të enjtes pranë Kryeministrisë në Tiranë.

Viktima thuhet se sapo kishte kryer kontrollin e shërbimit të Gardës së Republikës.

Ai ka qenë në këmbë kur është goditur nga një automjet dhe nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plageve të marra.

50-vjeçari është përplasur nga një makinë në rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, 31-vjeçarin Albert Memia, banues në Tropojë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!