Goditi me kabllo të rrymës gruan shtatzënë, ja çka ndodhi me gjakovarin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Goditi me kabllo të rrymës gruan shtatzënë, ja çka ndodhi me gjakovarin

17:51 | 24 Tetor 2018

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesën në Gjykat për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit SH.SH, nga komuna e Gjakovës, i komunitetit egjiptian pasi që i njëjti në shtëpinë e tij me dashje ka goditur me kabllo të rrymës bashkëshorten e tij SH.I ., duke i shkaktuar lëndime trupore.

E dëmtuara SH.I ,edhe pse ishte shtatzënë, nga bashkëshorti i saj SH.SH, kishte marrë goditje në pjesë të ndryshme të trupit me një kabllo të rrymës, ku si pasojë e këtyre lëndimeve është dërguar në Qendrën Emergjente të spitalit ”Isa Grezda” Në Gjakovë, për tretman mjekësor.

I pandehuri ishte në arrati prej 19 tetorit dhe më 23 tetor është vet paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!