Google ka një lajm të keq për kripto-valutat – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Google ka një lajm të keq për kripto-valutat

13:59 | 14 Mars 2018

Google ka ndaluar reklamat e kripto-valutave në platformën e saj.

Ky veprim do të ndikojë në fushatat promovuese për ofertat fillestare të monedhës, shkëmbimeve Bitcoin, kuletave digjitale për të ruajtur asetet dhe informacionet tregtare.

Një njoftim tha se kjo politikë do të zbatohet në fillim të qershorit, por nuk dha ndonjë shpjegim përse është marrë ky vendim.

BBC kupton se Google vendosi të veprojë sepse mendonte se kishte mungesë të mbrojtjes së përshtatshme të konsumatorëve për tregti shumë spekulative dhe komplekse.

Një lëvizje të ngjashme ka bërë edhe Facebook në janar, që thanë se shumë nga kompanitë keqpërdorën besimin, raporton “BBC”, transmeton periskopi.

Vlerat e Bitcoin, Etherum dhe Ripple ra që prej kohës kur lajmi është publikuar në internet.

Para deklaratës, disa përdorues të Googles si “AdWords service” kanë raportuar në ndaljen e kampanjës së kripto-valutave, edhe pse gjigandi i teknologjisë mohoi të ketë bërë ndonjë ndryshim në këtë pikë.

“Kjo është një lëvizje e mirë,” komentoi skeptiku i kripto-valutave David Gerrard.

“Ka të bëjë me trajtimin e llojeve të investimeve të rrezikshme që lidhen me lojrat e fatit,” shtoi ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!