Grabitja në Prishtinë, dalin detaje të reja rreth rastit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Grabitja në Prishtinë, dalin detaje të reja rreth rastit

20:25 | 03 Janar 2019

Një nga marketet në Prishtinë, edhe sot u përball me një plaҫkitje.

Në lagjen Dardania në Prishtinë, është raportuar për një grabitje në marketin “Meridian” në këtë lagje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net, se është kapur një person i lindur në vitin 1999 dhe disa të tjerë janë në kërkim.

“Sonte rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një grabitje në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta kapte një person të dyshuar (viti i lindje 1999).

Në këtë rast dyshohet edhe për disa persona tjerë të involvuar për të cilët Policia është në proces të kryerjes së hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka thënë se të dyshuarit pasi që e kanë vërejtur Policinë, kanë hedhur në rrugë gjësendet e tyre.

“Të dyshuarit pasi kanë vërejtur që kanë rënë në gjurmë nga Policia gjatë ikjes kanë hedhur pajise, çantën dhe arkën e grabitur, përderisa zyrtarët policorë kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrancë”, deklaroi tutje Hoxha.

Hoxha tutje ka thënë për lajmi.net, se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e rasteve të tilla që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerancë ndaj kryerësve të rasteve të tilla, duke ndërmarrë veprime rigoroze konform ligjit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!