Grabitje me armë në Prizren, i dyshuari plagoset nga Policia e Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Grabitje me armë në Prizren, i dyshuari plagoset nga Policia e Kosovës

20:37 | 13 Nëntor 2017

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur filialin e “Wester Union” në lagjen Bazhdërhane të Prizrenit.

Derisa të dyshuarit po e kryenin veprën kanë hasur në një polic ku edhe ka pasur të shtëna në mes tyre.

Menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitet përkatëse të policisë për të arrestuar të dyshuarit por që aktualisht të njëjtit ende ndodhen në arrati.

Indeksonline raporton se i dyshuari ka pranuar plagë në këmbë nga arma e zjarrit.

Policia e ka përshkruar të dyshuarin si person i gjatë dhe bukur i shëndoshë, ndërsa plagën e ka të lidhur me copëza të ndryshme të rrobave.

Nëse hasni në këtë person të rrezikshëm, luteni që ta informoni menjëherë stacionin më të afërt të policisë kudo që ndodheni.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!