Grafiteve anti-Albin, reagim i ashpër nga Kurti – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Grafiteve anti-Albin, reagim i ashpër nga Kurti

13:48 | 14 Dhjetor 2017

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka reaguar pas shfaqjes së disa grafiteve kundër Albin Kurtit në murët e selisë së kësaj lëvizje në Prishtinë, raporton ORAinfo.

Ky grafit vjen pas zhvillimeve të fundit në Vetëvendosje, ku ka filluar një ‘luftë’ mes përkrahësve të Albin Kurtit në njërën anë dhe Dardan Molliqajt në anën tjetër.

Kjo pasi njëri grup mendon se mbështetësit e Albin Kurtit e konsiderojnë atë “si babë” të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që grupi tjetër i udhëhequr nga Dardan Molliqaj thonë se “nuk ka babë, por ka ide”.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e zëdhënës se Vetëvendosjes e cila është rreshtuar në përkrahje të Albin Kurtit.

‘Jo, ne nuk po e kërkojmë Babën. Ne po e kërkojmë drejtuesin. Drejtuesin që ju po e luftoni. Deri tani tinëz, e tash haptas. Figura e babës nuk është e mirë, ndaj keni kriju babat e vegjël. Ky nuk është as rebelim. Nuk jemi te psikanaliza, por tek etika. Tash është shumë e qartë për t’ia lënë të pavetëdijshmes’, ka shkruar zëdhënësja e Vetëvendosjes Tinka Kurti në reagimin e saj ndaj grafiteve në murët e selisë së Vetëvendosjes. /ORAinfo/ 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!