Gratë e Haradinajve shfaqen me një foto, vëmendja tek këpucet e tyre! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gratë e Haradinajve shfaqen me një foto, vëmendja tek këpucet e tyre!

13:42 | 22 Janar 2018

“Oda” – eventi gala që u mbajt të shtunën në Tiranë për promovimin e turizmit dhe bukurive shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku të pranishëm ishin emra të njohur të artit, sportit e biznesit.

E pranishme në këtë event ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit, Anita Muçaj, bashkë me motrën, Lolën dhe kunatat e saj.

Në një fotografi që Anita ka publikuar në rrjetin social Instagram, ka zbuluar se si janë dukur në tërësi gratë e Haradinajve.

Ato kanë shkëlqyer të veshura plot stil. “Ahhh sa shumë sharmë e bukuri në një foto. Jeni të mrekullueshme. Anita pate një prezantim shumë dinjitoz. Shumë krenare për ty”- kështu e ka komentuar fotografinë këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Dafina Zeqiri