Greva e zjarrfiksëve, ja çfarë vendimi mori Qeveria – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Greva e zjarrfiksëve, ja çfarë vendimi mori Qeveria

14:46 | 12 Korrik 2018

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se ka ndjekur me vëmendje protestën e zjarrfikësve të Kosovës dhe ka angazhuar përfaqësuesit e saj që të sqarojnë për ta, vullnetin e Qeverisë për ta zgjidhur problemin e tyre.

“Ju informojmë që për herë të parë në Kosovë, e iniciuar me kërkesën personale të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndërmarrë nisma për zgjidhjen e padefinuar të statusit të tyre, përmes krijimit të koncept dokumentit, që më vonë do të bëhet edhe rregullore e punës dhe i cili do të përcaktojë qartë statusin e zjarrfikëseve në Kosovë.

Kjo rregullore, sipas tyre,do të përfshijë edhe shumicën e kërkesave që zjarrfikësit kanë, përmes komisionit i cili po punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Është e rëndësishme të njoftohet opinioni, por edhe zjarrfikësit, që një pjesë e kërkesave të tyre kanë të bëjnë me Komunat, nga të cilat menaxhohen dhe vetëm përmes nismës tonë, konfuziteti se kujt i takojnë në menaxhim dhe në paga, do të sqarohet, përmes ligjit.

Definimi i statusit të zjarrfikësve do të jetë zgjidhja e vetme dhe afatgjate për ta dhe këtë rrugë është duke e ndjekur Qeveria e Kosovës dhe për këtë janë njoftuar edhe drejtuesit e zjarrfikësve të Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!