Griezmann – Atletiko Madrid, po ndahen rrugët në janar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Griezmann – Atletiko Madrid, po ndahen rrugët në janar

20:00 | 13 Shtator 2017

Antonine Griezmann mbrëmë ishte i frustruar me Diego Simeonen.

Sulmuesi francez u zëvendësua në minutën e 79’-të në ndeshjen që Atletiko Madrid i nxori një pikë Romës në ‘Olimpico’, e që nuk i pëlqeu aspak.

Griezmann u zëvendësua nga Correa, dhe loja e skuadrës spanjolle u ringjallë, por kjo gjë nuk i pëlqeu francezit, edhe pse nuk ishte mbrëmë në momentin e tij për lojë, transmeton ORAinfo.

Siç duket, Griezmann është duke e kërkuar largimin në janar nga Atletiko, pasi u skadon dënimi nga FIFA, andaj edhe ai mund të transferohet tek Manchester United, që e kërkoi me ngulm në këtë verë./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!