Griezmann ‘godet’ fort Barcelonën, pas finales – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Griezmann ‘godet’ fort Barcelonën, pas finales

08:44 | 17 Maj 2018

Antoine Griezmann ka folur pas triumfit në finalen e Kupës së Evropës.

Francezi deklaroi që kundërshtari ishte shumë i fortë por i befasoi të gjithë kur tha se dëshiron të fitojë akoma edhe më shumë me Atleticon.

Në këtë mënyrë francezi i ka mbylluer derën një transferimi të mundshëm drejt :Camp Nou”.

“Jam larguar nga shtëpia kur isha 14 vjeç sepse doja një vend ku të fitoja më shumë trofe. Kjo është kupa e dytë dhe me Atleticon dhe shpresoj të vijnë akoma më shumë”, deklaroi Griezmann.

“Marseille ishte një ekip shumë ofensiv, por ne bëmë detyrën tonë dhe u mbrojtëm mirë”.

“Ne shfrytëzuam më së miri gabimet e tyre. Këtë paraqitje në fushë e kam arritur vetëm me besim, dhe me gjakftohtësi”, shtoi ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!