Griezmann me deklaratë ‘bombë’ pas barazimit me Arsenalin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Griezmann me deklaratë ‘bombë’ pas barazimit me Arsenalin

23:48 | 26 Prill 2018

Griezmann është deklaruar pas ndeshjes Arsenal – Atletiko Madrid që përfundoi me rezultat 1 me 1.

Sulmuesi francez ka thënë se fal paraqitjes së jashtëzakonshme të Jan Oblakut, ata kanë arritur që të nxjerrin një rezultat të mirë nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Evropa Ligës.

“Fillimi i ndeshjes ishte i çmendur dhe shumë gjëra ndodhën, por ne tani jemi në një pozitë të mirë për ndeshjen e dytë, duam që tifozët të jenë me ne për të na mbështetur, për të dhënë gjithçka e për të kaluar në finale”, ka thënë Griezmann, përcjell ORAinfo.

Tutje ylli francez ka lavdëruar shokun e skuadrës së tij, portierin Oblak, që pati një nga paraqitjet më të mira të këtij sezoni.

“Oblak është portieri më i mirë që ka futbolli. Jo vetëm sepse ai është shoku im, por për pritjet që bënë dhe pikët që na i ka fituar”, ka shtuar francezi./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!