Gripi sezonal, në një shkollë mungojnë 75 nxënës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Gripi sezonal, në një shkollë mungojnë 75 nxënës

20:02 | 13 Shkurt 2018

Gripi sezonal i përhapur javëve të fundit ka prekur edhe shumë fëmijë.

70 deri në 75 nxënës kanë munguar në një orë mësimore në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Osman Vitia, mësimdhënës në këtë shkollë, tregon se ka pasur raste edhe gjatë orëve mësimore nxënësit nuk janë ndier mirë dhe kanë kërkuar të lirohen nga mësimi.

Shpresa Shala, drejtoreshë në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa”, ka bërë të ditur se asnjëherë më parë numri i mungesave të nxënësve nuk ka qenë kaq i lartë.

E, nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se është dhënë leja që nxënësit të mungojnë por ata t’i kompensojnë orët e humbura.

Ndihmë mjekësore shumë fëmijë kanë kërkuar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Sipas mjekëve, simptomat e gripit sezonal janë temperatura e lartë, diarreja dhe të vjellat.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!