Gruaja kosovare vritet nga ish-burri në prani të nipërve e mbesave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Gruaja kosovare vritet nga ish-burri në prani të nipërve e mbesave

08:28 | 21 Maj 2018

Vrasësi dhe viktima ishin shqiptarë nga Kosova. Një dëshmitare thotë se ajo është therur nga ish bashkëshorti. Ai e kishte përcjellë dhe pastaj e kishte therur.

Dje rreth orës 13 në Favoriten të Vjenës, një burrë 67 vjeçar e ka sulmuar me thikë dhe e ka vrarë në mes të rrugës një grua 59 vjeçe. Sipas policisë dhe dëshmitarëve, viktima ka qenë ish gruaja e dorasit. Bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Kosova, të cilët prej vitesh po jetonin ndaras..

Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë dorasin por pa sukses, shkruajnë mediet austriake. Po ashtu edhe njësitë e shpëtimit të ardhura në vendin e ngjarje ndonëse kanë provuar të bëjnë rianimimin, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç se të konstatojnë vdekjen.

Një dëshmitare që duket se është familjare e viktimës, thotë se ajo është therur nga ish bashkëshorti. Ai e kishte përcjellë dhe pastaj e kishte therur”, transmeton albinfo.ch. Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja.

67 vjeçari është ndaluar nga policia dhe atij i është konfiskuar një thikë, arma me të cilën ka bërë vrasjen.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!