Gruaja shtatzënë u aksidentua dje nga një kamion, sot humbi foshnjën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gruaja shtatzënë u aksidentua dje nga një kamion, sot humbi foshnjën

12:28 | 10 Shkurt 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Të shtunën në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një këmbësore e cila ishte shtatzënë. Policia bën të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra ajo e ka humbur foshnjën.

Pas lëndimeve të marra viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka humbur foshnjën.

Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, njofton PK.

“Raportohet i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ka qenë duke drejtuar një kamionet në rrugë, nga pakujdesia ka godit këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare. Gruaja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka abortuar. Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!