Grupi kosovar që shpërndante drogë në Europë, Prokuroria merr këtë vendim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Grupi kosovar që shpërndante drogë në Europë, Prokuroria merr këtë vendim

10:37 | 11 Maj 2018

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për kryerje të veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

Sipas aktakuzës të pandehurit M.Q., SH. R., H.Q dhe S.Q., duke vepruar si anëtarë të grupit në vazhdimësi që nga viti 2015 deri në 13 mars 2018, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi si dhe në vende tjera të Evropës si në Austri, kanë vepruar pa autorizim për blerje, shpërndarje, shitje, transport, eksport, si dhe, kanë dorëzuar, ndërmjetësuar, dërguar, në transit, eksport substanca të cilat janë të shpallura me ligj si narkotik- substanca psikotrope, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, në mënyre që të përfitojnë mjete financiare në vlera të larta.

Ndërkaq, i pandehuri H.Q., ka poseduar pa autorizim dhe pa leje nga organet kompetente armën e tipit pushkë “MOSBERG” me kapacitet mbushës prej 4 fishek, si dhe 33 fishek, me çka ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!