Grushtohet ish ambasadori midis qytetit, në gjendje të rëndë përfundon në spital – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Grushtohet ish ambasadori midis qytetit, në gjendje të rëndë përfundon në spital

23:28 | 12 Korrik 2018

Ish-ambasadori britanik në SHBA, është rrahur keq nga dy të rinj dhe ka përfunduar në spital.

“Sir Christopher Meyer, 74 vjeç, ishte në Victoria, kur u shënjestrua nga dy sulmues”, tha gruaja e tij për “Times”.

Diplomati në pension, derisa po kthehej në shtëpi, mbeti i gjakosur, me një sy të fryrë dhe hundën e thyer.

Gruaja e Sir Christopher, Baronesha Meyer tha se nuk e mban mend sulmin, por policia beson se çiftin mund të kenë dashur ta vjedhin.

“Unë jam absolutisht e tronditur nga niveli i brutalitetit. Është e tmerrshme, diçka të tillë mund ta shihni në një zonë lufte”, tha ajo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!