Grushtohet punëtori i KEDS-it – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Grushtohet punëtori i KEDS-it

13:15 | 12 Korrik 2018

Në Kllokat një punëtor i KEDS-it është sulmuar fizikisht, njofton Policia e Kosovës.

Në raportin e policisë thuhet se një punëtor i KEDS’it është ankuar pasi i njëjti gjatë mesidtës është sulmuar fizikisht kur po kryente detyrën e tij.

“Ankuesi (punëtor i KEDS-it) mashkull K-Shqiptar ka raportuar se gjersa ka qenë duke kryer disa punime në një trafo të rrymës është sulmuar fizikisht dhe është goditur me grusht në fytyrë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe me vendimin e prokurorit dërgohet 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!