Gurët e tifozëve lëndojnë Jon Ajetin, gazetarin e sportit në Klan Kosova (VIDEO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gurët e tifozëve lëndojnë Jon Ajetin, gazetarin e sportit në Klan Kosova (VIDEO)

23:14 | 19 Prill 2017

Ajeti është dërguar në emergjencë në QKUK pasi ka marrë lëndime në ballë nga goditjet.

Kryeredaktori i sportit në Klan Kosova,Valon Krasniqi ka thënë se gjendja shëndetësore e Ajetit është e mirë.

Krasniqi ka shpjeguar në detaje rrethanat se si ka ardhur deri te goditja.

“Pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Drencia në Podujevë, tifozët janë futur në fushë dhe gazetari Jon Ajeti është goditur me gur derisa ka qenë duke i marrë intervistat.

“Gjendja e tij është e mirë dhe është jashtë rrezikut. Janë duke iu bërë disa fotografime”.

“Gazetarët e sportiti nuk kanë kushte të punës, janë pa mbrojtje, ata kanë pas problem edhe me xhiru e leje më gjërat tjera”.

“Joni duke tentuar të marrë deklarata është goditur nga tifozët e njërës palë, që akoma nuk po dihet se cilët janë”, ka thënë Krasniqi.

18035066_1368355266588415_867122230_n

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!