Hajnat vjedhin veturë në këtë fshat të Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Hajnat vjedhin veturë në këtë fshat të Kosovës

14:10 | 06 Gusht 2018

Persona të panjohur mbrëmë kanë vjedhur një veturë në fshatin Sibovc të Podujevës.

Indeksonline ka siguruar video nga kjo vjedhje ku shihen personat duke e kryer veprën.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës.

“Në Stacionin Policor të Podujevës është hapur rasti i vjedhjes së rëndë. Rasti ka ndodhur në Sibovc ku nga persona të dyshuar është vjedhur një veturë e tipit VW”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Me rastin po merren hetuesit policor të cilët po punojnë intensivisht në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!