Hakerët tani mund të hapin çdo iPhone, ja si mund të ndodh kjo – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Hakerët tani mund të hapin çdo iPhone, ja si mund të ndodh kjo

08:20 | 28 Shkurt 2018

Forcat policore përreth botës tani mund të kenë qasje në përmbajtjet e çdo iPhone, thonë raportet e një kompanie.

Cellebrite thotë se mund të hapë celularët si iPhone X që veprojnë me çdo version të iOS – prej 5 më lartë, duke përfshirë edhe versionin më të fundit.

Kompania thotë se ka zhvilluar teknika për të thyer iOS 11 dhe se këto teknika tashmë ua ka prezantuar agjencive ligjore, duke përfshirë FBI, si dhe kompanitë e tjera private, transmeton Gazeta Express.

Apple më herët kishte pushtuar titujt e mediave botërore, pasi refuzoi t’iu ndihmonte agjencive për mbrojtjen e ligjit për të thyer një kod celularit të një të dyshuari për sulmet në San Bernardino më 2016.

Burime anonime i thanë Forbes se kompania izraelite, me bazë në Petah Tikva, muajve të fundit ka zhvilluar teknika për të hapur iOS 11.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!