Haradinaj dhe Mimoza Kusari ‘përplasen’ në Kuvend: Vallëzove para Gadafit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Haradinaj dhe Mimoza Kusari ‘përplasen’ në Kuvend: Vallëzove para Gadafit

17:18 | 07 Dhjetor 2017

Vazhdojnë përplasjet mes Kryemibnistrit dhe grupit Parlamentar të LDK’së. E fundit është ajo mes deputetes Mimoza Kusari dhe shefit të ekzekutivtit. Ai ia përkujtoi Kusarit një vizitë të një delegacioni ish-diktatori i Gadafit.

Kryeministri Haradinaj tha se po kritikohet nga një ish-ministre e Tregtisë që s’ka bërë asgjë dhe një kryetare të komuës, të cilin e ka lënë tre muaj para përfundimit të mandatit vetëm për të ruajtur postin e kryeministrit.

Më pas, Kusari i tregoi sukseset që ajo tha se i ka arritur gjatë kohës kur ishte pjesë e Qeverisë.

E, Haradinaj i tha se ajo do të njihet për vallëzimin para Gadafit, e për këtë vetë ai nuk do të njihet.

“Unë nuk di të kërcej para Gadafit, por di të punoj në vendin tem”, ka thënë Haradinaj.

“E keni ulë dinjitetin e karriges që mbani”, ishte përgjigjja e Kusarit më pas.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!