Haradinaj e Lekaj fesojnë me “Bechtel Enka”, i harrojnë 53 milionët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Haradinaj e Lekaj fesojnë me “Bechtel Enka”, i harrojnë 53 milionët

14:26 | 14 Qershor 2018

Buxhetit të shtetit i kushtoi me 53 milionë euro humbje për t’ia dhënë kompanisë ‘Bechtel Enka’. Por vetëm pak ditë pas këtij skandali, këto miliona hasën në harresë. Tash, kryeministri Ramush Haradinaj

po shihet duke festuar me këta zyrtarë të Bechtelit.
Kjo ndodhi në ditën e inauguruimit të segmentit të parafundit të autostradës “Arbën Xhaferi.

“Kosova me rrugët moderne po e ndryshon fizionominë ekonomike dhe po garanton rritjen e investimeve. Sot, inauguruam segmentin e parafundit të autostradës “Arbën Xhaferi.

Rëndësia strategjike e Kosovës po fuqizohet, me përmbylljen e infrastrukturës rrugore, duke u pozicionuar në arkitekturën e re të rajonit dhe të Bashkimit Europian”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Qeveria ka ndarë 53 milionë euro kompensim për këtë kompani, pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!