Haradinaj, Haliti: A je në gjumë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Haradinaj, Haliti: A je në gjumë

12:27 | 18 Tetor 2018

Janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti derisa po votohej mocioni që ligjet për FSK-në të hyjnë në rend ditë të parat.

Përderisa që për herë të parë nuk kaloi mocioni ishte kryeministri Haradinaj i cili i tha Halitit që po kryeson seancën “ Përsërite votimin, a je në gjumë a çka”?

Por reagimi i Halitit ndaj kryeministrit Haradinaj ishte i ashpër duke i thënë “Këqyri punët tua”.
“S’ka nevojë kryeministri të më tregojë punët e Kuvendit, unë nuk jam argat i askujt e as i Qeverisë”, i tha Haradinajt Halit.

Pas kësaj përplasje u hodh në votim përsëri mocioni që ligjet për FSK-në të hyjnë në rend ditë të parat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!