Haradinaj me kreun e Telekomit diskuton për konsolidimin e ndërmarrjes

16:08 | 10 Janar 2019

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka takuar sot Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

Këtë Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social.

Haradinaj ka njoftuar se me Istrefin kanë biseduar për konslodimin e Telekomit.

“Për gjendjen aktuale dhe hapat e mëtejmë për konsolidimin e Telekomit të Kosovës, sot diskutova me Ushtruesin e Detyrës së kësaj kompanie publike, Bedri Istrefi.

Ruajtja e kapaciteteve ekzistuese teknologjike dhe avancimi i këtij resursi shtetëror është interes strategjik i vendit”, ka shkruar Haradinaj. /ORAinfo/

Komento: