Haradinaj nuk pendohet për deklaratën ndaj Delawies, e ‘godet’ sërish atë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Haradinaj nuk pendohet për deklaratën ndaj Delawies, e ‘godet’ sërish atë

18:22 | 17 Gusht 2018

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të UCK’së, Nasim Haradinaj thotë se nuk është penduar pse e quajti për të dytën herë palaço ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Në emisionin Frontal Live të Televizionit 7, Haradinaj ka arsyetuar fyerjen që ia ka bërë ambasadorit Delawie, transmeton Gazeta Express.

“Une nuk i bie pishman qe i kam thënë palaço Delaëies. Vetë ambasadori amerikan i ka kërcënuar deputetët ne ditën kur ka filluar iniciativa për shfuqizimi e ligjit për Gjykatën Speciale”, ka thënë përfaqësuesi i veteranëve.

Haradinaj thotë se në fund të dhjetorit kur deputëtët e koalicionit kishin nënshkruar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Delaëie, sipas tij, i ka kërcënuar të mos e bënin atë.

“Delaëie ka çuar me qindra mesazhe drejt deputeteve, e gjithashtu edhe në banjo te deputeteve ka hyre për vetëm një qellim, kercenim nfa tyre per mos te votuar kunder. Edhe po te mos ishte Delaëie e kishim shfuqizuar”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!