Haradinaj paralajmëron marrjen e masave ndaj ministrave me aktakuzë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Haradinaj paralajmëron marrjen e masave ndaj ministrave me aktakuzë

15:44 | 23 Tetor 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraljmëruar marrjen e masave për të gjithë ministrat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.

Këto komente Haradinaj i ka bërë kur është pyetur se a po përdorë standarde të dyfishta me rastin e shkarkimit të zëvendësministrit Cena, ndërkaq që në Qeveri janë rreth pesë ministra me aktakuzë.

Ai shtoi se zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer qëndrimin e Amerikës për ushtrinë e ka bërë të ditur në Beograd.

“Ushtria është një proces i një peshe shumë të madhe mirëpo ky proces është në drejtimin e duhur. Tash kemi shqetësimin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!