Haradinaj përplaset me deputetin e LDK-së: Keni bërë aleancë me Listën Serbe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Haradinaj përplaset me deputetin e LDK-së: Keni bërë aleancë me Listën Serbe

11:52 | 12 Korrik 2018

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka drejtuar akuza ndaj LDK-së gjatë shqyrtimit të Ligjit për Ndërtimet pa Leje.

Haradinaj ka theksuar se LDK-ja po bën alenaca me Listën Serbe.

“I kuptoj aleancat mes serbëve dhe LDK-së. Por më çudit që njerëzit e LDK-së në komision kanë votuar për. Lutfi Zharku dhe Besa Gaxherri kanë votuar për. Liburn Aliu e ka kryesuar këtë komision”, tha Haradinaj, raporton lajmi.net.

Madje Haradinaj ka akuzuar LDK-në se e ka votuar Thaçin si president.

“Ja pafshi hajrin Hashim Thaçit. Me dy durt ko më votu edhe unë. Po më çudit VV-ja”, deklaroi Haradinaj.

I menjëherëshm ka qenë reagimi i Zemajt i cili ka thënë se Haradinaj ka parë ëndërr.

“Ka pa naj ëndërr të keqe, po folim për një pikë të rendit të ditës dhe ne dhamë qëndrimin tonë politik”, tha Zemaj.

Reagoi përsëri Haradinaj. Ai deklaroi se deputetët e LDK-së kanë votuar për, dhe është e çuditshme sipas tij që e kanë ndërruar qëndrimin.

“LDK në komision ka qenë për. Nëse Zemaj nuk është konsultuar me ta unë sdi qysh ka me ditë”, deklaroi Daut Haradinaj. “Ka vdek Jugosllavia”, tha në fund Haradinaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!