Haradinaj pjesë e Betejës së Loxhës, shikoni çfarë thotë Zemaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Haradinaj pjesë e Betejës së Loxhës, shikoni çfarë thotë Zemaj

23:58 | 11 Shkurt 2019

Armend Zemaj ka thënë se nuk është e vërtetë që Haradinaj ka marrë pjesë në Betejën e Loxhës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për Betejën e Loxhës.

Zemaj ka thënë në televizionin T7, se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka marrë pjesë në këtë betejë.

Zemaj ka hedhur poshtë pohimet e Haradinajt për pjesëmarrjen e tij në luftimet me forcat serbe në Loxhë.

“Haradinaj uk ka marrë pjesë në betejën e Loxhës”, është shprehur Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka thënë se Haradinaj mund të ketë shkuar atje pasi forcat serbe janë dëbuar nga Loxha.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!