Haradinaj romantik me gruan, shikojeni këtë detaj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Haradinaj romantik me gruan, shikojeni këtë detaj

10:48 | 13 Tetor 2017

Një nga çiftet më simpatike mes personazheve të njohur është pikërisht Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita, e cila prej shumë vitesh është edhe imazhi kryesor i lajmeve në televizionin publik të Kosovës.

Shpeshherë ata shfaqen krahë njëri tjetrit duke mbështetur dhe suportuar njëri-tjetrin në çdo detaj. Ata kanë 13 vite të martuar dhe janë prindër të tre fëmijëve, por kjo nuk i pengon të jenë romantik dhe pranë njëri-tjetrit si në hapat e parë të dashurisë.

Në 37 vjetorin e saj të lindjes , burime për ‘Prive’ bëjnë me dije se kryeministri kishte përgatitur një mbrëmje shumë të bukur për zonjën e tij të parë , të cilën e finalizoi me një buqetë me plot 100 trëndafila dhe me ‘puthjen kryeministrore’. Edhe 100 vjeç Anita!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Liberta Spahiu