Haradinaj thotë se Isa Boletini na la porosi, atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar

09:29 | 23 Janar 2019

Sot po shënohet 103 vjetori i vdekjes së Isa Boletinit. Ai ishte privuar nga jeta në Podgoricë.

Më këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur lule tek përmendorja e Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës.

Haradinaj thotë se Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut.

I pari i vendit thotë se figura e Isës lë të jetë shembull për të gjithë se interesi kombëtar e shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Isa Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut. “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria” edhe sot duhet të na udhëheqë në kërkimin për të drejtën tonë. Nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit. Me vet veprimtarinë e tij jetësore na la një porosi, se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar. Roje dhe dëshmi është vet prehja e tij në Boletin. Figura e Isës edhe tani le të jetë shembull për të gjithë se interesi kombëtar e shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër. Lavdi e përjetshme!

Komento: