‘Harrojeni’ çadrat, vazhdon të na befasojë moti – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

‘Harrojeni’ çadrat, vazhdon të na befasojë moti

08:52 | 09 Nëntor 2018

Moti i ngrohtë vazhdon të mbretërojë, gjë që për shumë kënd ky mot po del të jetë befasues.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!