Haxhiu tregon skenarin e protestës të së shtunës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Haxhiu tregon skenarin e protestës të së shtunës

23:20 | 20 Shtator 2018

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në televizionin T7 ka thënë se protesta që do të mbahet me datën 29 të këtij muaji ka për qëllim që ta ndalë Hashim Thaçin.

“ Kjo protestë qëllim kryesor ka për qëllim për t’i ndalur pazaret e rrezikshme të Thaçit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se Hashim Thaçi aktualisht është në pozitën më të rendë politike.

“ Mendoj që është koha që Hashim Thaçi të rrezohet dhe te shkarkohet nga detyra e tij. Ne duhet të protestojmë që të ndalen idetë e tija të rrezikshme”, ka thënë ajo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!