Haziri në Sofja: Kërkon liberalizim më të shpejtë për kosovarët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Haziri në Sofja: Kërkon liberalizim më të shpejtë për kosovarët

22:28 | 16 Maj 2018

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi sot po qëndrojnë në Sofja të Bullgarisë, në Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë punimeve të Samitit, nënkryetari i LDK-së, Haziri ndër të tjerash kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, qartësimin e procesit të integrimit evropian si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja.

Partitë Popullore Evropiane gjithashtu miratuan një deklaratë, ku ftohen vendet e Ballkanit Perëndimor, të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku sovraniteti dhe integriteti i shteteve duhet respektuar”, thuhet në njoftimin për media.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!