Haziri thotë se LDK do të organizojë vetë protesta – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Haziri thotë se LDK do të organizojë vetë protesta

22:36 | 25 Shtator 2018

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për protestat që do të mbahen me 29 shtator të organizuara nga Vetëvendosje. Ai ka thënë se në këto protesta nuk do të bashkohen.

Haziri në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në T7 është shprehur i bindur LDK nuk do të marrë pjesë në protestat e VV’së.

Ai ka paralajmëruar se LDK është duke menduar të organizojë vetë protesta.

“ Ne jemi duke menduar që të organizojmë vetë protesta. Këto do te shihen në ditët ne vijim. Protestës së VV’së nuk do ti bashkohemi”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!