Helmohen dhjetra dasmorë, përfundojnë në spital – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Helmohen dhjetra dasmorë, përfundojnë në spital

22:39 | 06 Gusht 2018

Një numër i madh shqiptarësh është helmuar në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani në spital kanë shkuar rreth 10 persona që kanë marrë pjesë në një dasëm.

Tre prej tyre kanë ardhur në gjendje të rënduar shëndetësore.

Dasma është organizuar ditën e djeshme, ndërsa nga orët e drekës e deri më sot në darkë, dasmorët kanë ardhur në spital njëri pas tjetrit duke shfaqur shenja të helmimit nga ushqimi.

Spitali i Elbasanit ka kaluar në gatishmëri pasi pritet që numri i të helmuarve të pësojë rritje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!