Henry po bëhet trajner i skuadrës së madhe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Henry po bëhet trajner i skuadrës së madhe

17:10 | 11 Tetor 2018

Ish-sulmuesi francez i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry, është pranë emërimit trajner i Monacos, pasi negociatat mes këtyre dy palëve tani janë në fazat përfundimtar, raporton Sky Sports.

Henry është konsideruar edhe para shkarkimit të Jardimit si favorit për ta marrë këtë porst të rëndësishëm, pasi që ai e kishte filluar edhe karrierën e tij si futbollist profesionist tek Monaco.
Edhe pse Henry nuk ka përvojë në rolin e trajnerit të një klubi, gjatë viteve të fundit ai ka qenë ndihmës i trajnerit të Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez.

Në këtë vend, ai e ndihmoi Belgjikën të merrte medaljen e bronztë në turneun e Kupës së Botës në Rusi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!