Himni dhe flamuri i Kosovës respektohet edhe nga xhudistja serbe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Himni dhe flamuri i Kosovës respektohet edhe nga xhudistja serbe

14:36 | 09 Nëntor 2018

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi mori medaljen e artë në xhudo në kategorinë -48 kg duke e mundur në finale xhudisten hungareze Eva Csernovski.

Pas fitores, Distria ka dal në podiumin e kampionëve ku është intonuar humni i Kosovës.

Në këtë kategori medalen e bronztë e mori xhuditja serbe Milica Nikolic, e cila gjatë intonimit të himnit të Kosovës e ka respektuar atë.

Madje ajo ka bërë edhe fotografi afër Distrias e ku dukej e buzëqeshur dhe nuk e kishte problem flamurin dhe himnin e Republikës së Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!