Historia identike e kurtheve serbe! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Historia identike e kurtheve serbe!

Shkruar nga: Fadil Maloku

20:35 | 25 Korrik 2017

Gjithë historia e egzistimit të shtetit serb, na dëshmon një përvojë të hidhur konstante se;
Ajo,ndryshe MENDON, ndryshe GJYKON, ndryshe VEPRON!?

(Në vazhdim, GJITHË Juve QEVERITARËVE dhe PARLAMENTARËVE të Legjislaturës se re, ua përkujtoj ta lexoni me vëmendje, letrën e Mbretit Petar Karagjorgjeviç (apo Pjetrit të parë, më18 Tetor, 1912), ku shkruan (një letër identike, sikurse kjo e fundit e Presidentit serb, Aleksandër Vučić!):
“… ushtria ime do te jet atje jo vetëm për të krishterët serb por edhe serbët mysliman, të cilët i duam barabart. Përveç, këtyre edhe për Shqiptarët e krishter dhe mysliman, me të cilët populli jonë e ka nda të mirën dhe të keqën qe trembëdhjetë shekuj prej tashit. Të gjithëve NE u sjellim liri, vllaznillak, dhe barazi…”

Tash, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët?
Për mendimin tonë sociologjik
Shqiptarëve në Ballkan, u duhen vendime historike, identike me ato tē “Lëvizjes së Prizrenit”!
Ngase;

1. Kosova, si një “shtet i ri sui generis” që gjendet akoma në një proces të vetëkërkimit, verifikimit, vetëdëshmimit dhe organizimit të jetës shtetërore dhe asaj sociale, duket që ka nevojë edhe për një nxitje tjetër të re, që shquhet dhe identifikohet sociologjikisht, si deliberalizim; social, politik, ekonomik e sidomos kulturor…!

2. Deliberalizimi…, do e ndihmonte pa mëdyshje jo vetëm identifikimin, por edhe qartësimin e disa temave ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: Asociacioni, Demarkacioni i qartë i kufijve me Serbinë, heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë, rrezikut nga rindarja e Kosovës, hyrja në BE, profilizimi kulturor dhe ideologjik, konsolidimi i demokracisë, etj.

3. Pra, një seri temash kruciale të tabanit kryekput gjithëkombëtar në Ballkan, të cilat në periudhat e ardhshme (dez)integruese në rajon dhe më gjerë, do të mund të shquheshin si përgjigje adekuate dhe koherente, ndaj kërkesave (rirreshtuese rajonale) dhe nevojave (qytetëruese e kulturore) të kohës…, e pse jo edhe kësaj letrës së Vučićit!

4. Në fakt, duke parë që shumica e objektivave kombëtare (demokracia, sovraniteti, pavarësia) dhe atyre qytetare (barazia, drejtësia, mirëqenia, etj. ) nuk u arritën përmes “lëvizjes paqësore” (LDK-n), e as “lëvizjes së luftës” (PDK-në), formimi i një “Marrëveshjeje” të re gjithëkombëtare, që do të përmbushte këto objektiva, në proceset dhe zhvillimet e ardhshme rajonale, e kontinentale, jo që është i nevojshëm, por, duket edhe i paevitueshëm…në periudhat që po hyjmë!

5. Pra, një “Marrëveshje” e re, me përmbajtje dhe mobilitet pak a shumë homogjenizues, por, me alternativa të detajuara nga dora e ekspertëve gjithëshqiptar që do promovonin;
Synime identike (por, jo e njejtë!) alternative, sikurse ajo e viteve 90-ta dhe ajo e fundshekullit të kaluar, që arritën të përmbysin mjeshtërisht dhe në stilin e një katarsisi; POLITIK (një alternativë qeverisëse me kohën e re), SOCIAL (një raport shumë më të ndërgjegjësuar dhe transparent me qytetarinë!), e sidomos EKONOMIK (një modeli të ri të barazisë dhe drejtësisë ekonomike!) rrethanat e kontaminuara, çmoralizimin, korruptimin e sistemit dhe vlerat e formacionit komunist…!

6. Kjo lloj “Marrëveshje”, si kundërpërgjigje ndaj kërkesave të reja të kohës, e gjithsesi edhe Serbisë, na duhet fillimisht në Kosovë, shkaku i improvizimit, që partitë dhe elitat politike ia bënë; Projektit të shtetësisë (së paqenë!); sovranitetit (të cunguar!) dhe demokracisë (së munguar!), gjatë gjithë viteve të pasluftës! Të njejtin rrugëtim…, do të duhej vazhduar më tutje edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni.

7. Në mënyrë që njëherë e përgjithëmonë, Ballkani Perëndimor të nisë të prodhojë siguri dhe stabilitet, si për serbët ashtu edhe për shqiptarët dhe miqët tanë ndërkombëtar evroamerikan! Por, këtë “ndërmarrje” duhet ta bëjē vetë shteti shqiptar ( natyrisht, në unison të plotë me Qeverinë dhe Kuvendin i Kosovës) dhe ekspertët kulminant që tashmë i ka me bollëk…! Shpresoj, unë…!?

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!