Hospitalizohet ish presidenti amerikan Bush – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Hospitalizohet ish presidenti amerikan Bush

09:02 | 24 Prill 2018

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H. W. Bush, u shtrua në spital për shkak të një infeksioni.

Mediat amerikane raportojnë se ai është nën kujdes intensiv.

Një zëdhënës i familjes tha se Bush ka marrë një infeksion që po përhapet në gjak, porse ai “po u përgjigjet trajtimeve”.

Bush ka qenë president nga viti 1989 deri më 1993.

Gruaja e tij, Barbara Bush, ka vdekur të martën e kaluar.

Çifti ka qenë i martuar për 73 vjet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!