Hoti – Haradinajt: U fshehët pas raportit të Bulliqit për Demarkacionit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Hoti – Haradinajt: U fshehët pas raportit të Bulliqit për Demarkacionit

11:52 | 07 Dhjetor 2017

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar aspër programin qeverisës të Qeverisë Haradinaj. Tha se i njëjti program nuk ka asnjë vizion dhe nuk ka pasion për tu ndihmuar qytetarëve.

Ai në fjalimin e tij në seancën e sotme shtoi se programi qeverisës nuk shihet të jetë program i punëve të mëdha.

“Ju nuk jeni për punë të mëdha. Dhe nuk mund të adresoni problemet e mëdha të qytetarëve. Këto premtime nuk janë evidentua në problemin qeverisës. Vlerësojmë se shpërfaq në mënyrë të vrazhdë mungesën e vizionit të kësaj shoqërie. Këta nuk kanë pasion dhe përkushtim për qytetarët e Kosovës. Punë e madhe është që të përmbushen kushtet për viza”, tha ai.

Madje Hoti e akuzoi Haradinaj që e solli në Kuvend marrëveshjen që dikur sa ishte ne opozitë e kundërshtonte ashpër.

Tha se atë ditë kur e çoi dorën në Qeveri për procedim të marrëveshjes për Demarkacionin në Kuvend, Haradinaj u fsheh pas raportit të Shpejtim Bulliqit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!